Home LIFESTYLE Mediat angleze zbulojnë gjashtë futbollistët që po kërkon Conte

Mediat angleze kanë zbuluar planin e menaxhmentit të Chelseat për të bërë gjashtë nënshkrime gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas London Evening Standard, trajneri i Bluve, Antonio Conte, kërkon të përtërijë gjysmën e skuadrës në afatin e ardhshëm kalimtar të transferimeve.

Kështu, Chelsea janë vënë pas treshes mbrojtëse të Southamptonit, Virgil Van Dijk, Cedric Soares dhe Ryan Bertrand, që i prijnë listës së tyre të dëshirave.

Conte gjithashtu dëshiron që Tiemoue Bakayoko i Monacos të bashkohet me N’Golo Kanten në mesfushë dhe një marrëveshje prej 40 milionë funtesh është afër.

Chelsea janë të etur për të ri-nënshkruar me Romelu Lukakun nga Everton, por që transferimi i tij ka një rrugë e gjatë pasi Evertoni ende është duke kërkuar mbi 100 milionë euro për shërbimet e tij.

Conte është duke mbajtur shënime në një numër yjesh të tjerë të sulmit, duke përfshirë Alexis Sanchezin e Arsenalit.