Home LAJME Medalje e artë e forumit Kran Montana për bashkëshorten e presidentit të...

????????????????????????????????????

Bashkëshortja e presidentit të Republikës së Maqedonisë, Maja Ivanova është shpërblyer me Medalje të artë të forumit Kran Montana, për aktivitetet e saja, projektet dhe iniciativat nga karakteri humanitar, që do t’i jepet sot në ceremoninë solemne në kuadër të Sesionit të 28-të vjetor të forumit Kran Montana, në Barcelonë.

Medalje e artë e forumit Kran Montana i ndahet emrave të etabluara nga opinioni ndërkombëtar si mirënjohje për arritje në drejtim të botës më humane, kumtoi kabineti i presidentit të Republikës së Maqedonisë.

Bashkëshortja e presidentit të Maqedonisë është përfshirë në shumë aktivitetet që kanë karakter social, edukativ, parashenjë shëndetësore dhe para së gjithash humanitar dhe më së shumti janë të përkushtuar te fëmijët, shëndeti i tyre dhe të drejtat e tyre, ushqimi dhe shprehitë e shëndetshme.

Nën mbështetje të Ivanova në Shkup u hap Qendra për terapi me senzor të fëmijëve me autizëm, ndërsa e ka udhëhequr edhe fushatën nacionale për hapje të Qendrës së parë emergjente në Klinikën për fëmijë, e para e llojit të tillë në Republikën e Maqedonisë dhe rajon.

Ivanova është mbështetëse e shumë projekteve dhe iniciativa të cilat kanë të bëjnë me gratë, të drejtat e tyre dhe shëndetin e grave, midis të cilëve janë fushatat rozë dedikuar luftës kundër kancerit në gji.

Bashkëshortja e presidentit Ivanov mbështet shumë iniciativa dhe projekte shoqërore-të dobishme në fokus të së cilave kanë kategoritë e cënueshme.