Home LIFESTYLE Mbyllet për sot debati rreth formimit të qeverisë, vazhdon nesër

Është mbyllur për sot, rreth orës 19.20 minuta, debati në Kuvendin e Maqedonisë rreth formimit të qeverisë së re. Pas shpalosjes së programit qeveritar nga ana e mandatarit Zoran Zaev, replikave dhe kundër replikave të mazhorancës së re dhe opozitës, Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e ka mbyllur për sot seancën parlamentare dhe ftoi të gjithë deputetët të mblidhen nesër në orën 12:00 për të votuar programin dhe përbërjen e re qeveritare, ku me shumë gjasa do të mbyllet në orët e vona të mbrëmjes së nesërme.