Home LAJME “Mbulohet” edhe Donika Surdulli, zëdhënësja e Pacollit (Foto)

Pa dyshim se ajo është një prej zëdhënëseve më atraktive në Kosovë. Donika Surdulli, zëdhënëse e AKR’së dhe kandidate për asambleiste në komunën e Prishtinës në sektorin e medias njihet si person i qetë dhe e sigurt në profesionin e saj. Juristja e diplomuar është mjaft aktive edhe në rrjetin e saj social në Facebook. Foto e saj portretizojnë po ashtu një vajzë me stil dhe që përcjell trendet e modës, informon Almakos.

Zëdhënësja e AKR, Donika Surdulli ka publikuar një foto në brendi të një xhamie me mbulesë në kokë, duke iu bashkuar listës së shumë personaliteteve publike që vizitojnë objektet e kultit dhe mbulojnë kokën në shenjë respekti. Kohë më parë, një foto të ngjashme e kishte publikuar edhe bukuroshja shqiptare, Diellza Kolgeci./Almakos