Home LAJME Mbi 180 të vdekur nga kolera në Jemen

yemen-780x439

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka bërë të ditur se që nga muaji i kaluar kolera ka vrarë 184 njerëz në Jemen.

Autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytetin Sana dhe kanë bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare.

Sana kontrollohet nga lëvizja e armatosur Huthi, e cila lufton forcat qeveritare.

Mbi 10,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga lufta dyvjeçare në Jemen, e cila po ashtu ka shkatërruar infrastrukturën e vendit, raportojnë mediat.

Kryqi i Kuq tha se janë raportuar edhe 11,000 raste të dyshuara të kolerës.