Home LIFESTYLE Mbappe refuzoi Arsenal për PSG

Kylian Mbappe ka refuzuar mundësinë për t’u transferuar tek Arsenal, pasi ishte më i interesuar të nënshkruante me Paris Saint-Germain.

Sulmuesi francez ishte në radarin e shumë skuadrave të mëdha europiane, në mesin e të cilave edhe gjiganti anglez nga Emirates Stadium.

“Po, u takova me Arsene Wengerin, i cili është trajner i madh. Ai ka reputacion të mrekullueshëm këtu në Francë. Ai respektohet shumë dhe di si t’i zhvillojë lojtarët e rinj”.

“Arsenal ishte opsion real për mua. Por, natyrisht, Paris Saint-Germain ishte opsioni kryesor. I vlerësuam të gjitha përparësitë dhe pa leverditë të të gjitha klubeve por familja më tha se më takonte mua të vendosja. Pasi më takonte mua unë vendosja të vija këtu në PSG”.