Home LAJME Mashtroi diplomat dhe jetonte jetë luksi pa paguar asgjë, arrestohet në Itali...

Cernetic-sa-Pamelom-Anderson

Policia italiane e arrestoi Stefan Çernetiq për arsye se me vite është prezentuar si “princi nga Mali i Zi dhe Maqedonia” dhe në këtë mënyrë  ka mashtruar një numër të madh përfaqësuesish të xhet-setit, duke jetuar në llogarinë e tyre dhe duke u ofruar bashkëpunim.

Çernetiq dhe bashkëpunëtori i tij akuzohen për prezentim të rremë dhe falsifikimin e dokumenteve, ndërsa për mercedesin e zi, të cilin e kanë stolisur me flamuj malazez dhe simbole të korit diplomatik dhe me të cilin e kanë shëtitur gjithë Evropën, do të marrin dënime të veçanta.

Duke iu falënderuar profileve në rrjetet sociale, përplot me fotografi të ngjarjeve elite si dhe ueb faqes, përmes së cilës ka plasuar lajme të rrema, Çernetiq (57) nga Torino ka arritur botës t’i prezentohet si pasardhës i Cërnojeviqit dhe “princ nga Mali i Zi dhe Maqedonia”.

lazen-pasos1-520x535

Në listën e personave që kanë rënë preh është edhe Pamella Anderson.

Para tij janë përulur edhe shumë përfaqësues të tjerë të xhet-setit italian dhe botëror, ndërsa princit të rremë i kanë siguruar hyrje në ahengje elite dhe pritje të kryebashkiakëve dhe trashëgimtarë të vërtetë të familjeve mbretërore.

“Lartmadhëria e tij” vetëm para dy javësh është ulur në tavolinë me princeshën Irena nga Greqia dhe nga Danimarka në Athinë, ndërsa paraprakisht ka marrë pjesë edhe në garat Formula 1 në Monaku, në shoqëri të sheikëve dhe manekineve.

Por, tregimi për princin ka përfunduar pasi në një pushimore në Fusini princi ka bërë llogari të madhe për të cilën menaxheri më pas e ka dërguar tek ambasadat e Maqedonisë dhe Malit të Zi. Ka arritur përgjigje “mos na dërgoni llogari, nuk kemi princ dhe sigurisht se nuk e ndajmë me Malin e Zi”.

lazen-pasos-520x566

Menjëherë më pas është njoftuar MPB e Italisë të cilët kanë dërguar fotografi të Çernetiq dhe “adjutantit” të tij në të gjitha stacionet policore në vend.

Policisë i është thënë të kenë kujdes ndaj një mercedesi me flamuj malazez dhe nëse e vërejnë, menjëherë ta ndalojnë, pasi që “simbolet shtetërore janë të rrema, ndërsa njeriu në të nuk posedon statusin diplomatik dhe nuk ka kurrfarë privilegji”.

Mediat italiane nuk njoftojnë se pse për hapjen e rastit kanë pasur nevojë pothuajse një vit, por potencojnë se gjatë arrestimit janë konfiskuar pasaporta diplomatike, simbolet e korit diplomatik, çmimet ndërkombëtare, vërtetimi prej shtëpisë mbretërore të Malit të Zi dhe diploma të ndryshme.