Home LIFESTYLE Mashtrimi i madh me koncertin e Bon Jovit në Tiranë

Mediat çoroditen shqiptarët ditet e fundit me një lajm, ku shkruajnë se banda e njohur e muzikës rock, Bon Jovi, do të jetë për një koncert muajin e ardhshëm në Tiranë.
Në njoftim thuhej se ditën e verës, pra më 14 mars, Bon Jovi do të vizitonte Tiranën ku dhe do të mbanin një koncert live në stadiumin “Qemal Stafa”, por mesa duket gjithçka ka qenë një mashtrim.
Nisur nga nostalgjia, fansat e grupit të famshëm të viteve ’90-të, shpërndanë posterin qesharak dhe nisën të interesohen lart e poshtë për biletat e koncertit.
Sipas lajmit aspak të besueshëm që i referohet një postimi dukshëm të sajuar, të cilin e gjetën në një faqe në “Facebook” mediat online ranë pre e mashtrimit.

The post Mashtrimi i madh me koncertin e Bon Jovit në Tiranë appeared first on Shqipmedia.