Home LAJME Maqedonia, e 67-ta për korrupsion

Maqedonia ruan thuajse të njëjtin rangim në nivel botëror, për sa i përket korrupsionit në sektorin publik. Sipas perceptimeve të organizatës “Transparency International”, në raportin e përvitshëm të saj, indeksi i korrupsionit e pozicionon Maqedoninë në vend të 67-në në listën e 177 vendeve të botës. Një vit më parë, Maqedonia ishte dy vende më poshtë, në të 69-ën. Në rajon, në pozicionin më të mirë ndodhet Sllovenia e cila radhitet në vendin e 43, ndërkohë që Shqipëria, së bashku me Kosovën, renditen në pozita të mjerueshme. Kosova renditet e 111-a ndërsa Shqipëria, akoma më poshtë, e 117-a. Në tre vendet e para me më pak korrupsion janë Danimarka, Zelanda e Re dhe Finlanda. Ndërsa në fund të listës, xhunglat e korrupsionit llogariten Somalia, Koreja e Veriut dhe Afganistani. Alsat M