Home LAJME Maqedoni, përgatitet ligji për dhurimin e organeve

Me 10 mijë afishe dhe rreth 100 mijë broshura, ekipet e Odës së mjekëve të Maqedonisë dhe Organizata joqeveritare “Maktransplant” filluan aksionin për rëndësinë e të ashtuquajturit transplantim kadaverik. Sipas Ligjit për dhurimin e organeve, përpos dhuruesit e gjallë, si dhurues i organeve mund të paraqitet edhe personi që gjendet në vdekje klinike, gjendje kjo ku nuk ekziston aktiviteti i zemrës apo i trurit.

Ligji parasheh që të gjithë shtetasit e Maqedonisë të jenë dhurues potencial, përkatësisht sapo aparatet diagnostikues të vërtetojnë mungesën e aktivitetit të trurit, organet e shëndosha të pacientit të përdoren për transplantim tek personat që kanë nevojë. Familja e pacientit ka të drejtë të marrë vendimin për këtë.

“Pasi nuk ka qarkullim ka cipë të vdekur, tru të vdekur. Vetëm është çështje e kohës, orë ose një apo dy ditë kur do të paraqitet vdekja e plotë. Familjet duhet të dinë se vdekja e trurit e të afërmit të tyre është sikurse edhe vdekja. Në Maqedoni ka një ligj shumë modern për transplantimin e organeve. Ndryshimi dhe plotësimi i fundit mundësojë që të shfrytëzohet organet e dhuruesve kadaverik nëse nuk ekziston kundërshtimi për këtë akt”, deklaroi Çakallaroski, Kryetar i Odës së mjekëve.

Për transplantim më së shpeshti shfrytëzohen veshkat, mëlçia, pankreasi, mushkëritë, zemra dhe palca kurrizore. Në Maqedoni tani për tani brenda vitit bëhen rreth 50 transplantime të veshkave dhe madje si dhurues paraqitet i afërmi i pacientit. Tek fëmijët transplantohet edhe mëlçia, po ashtu nga i afërmi. Sipas ekspertëve, transplantimi kadaverik është mundësi e madhe e cila tani për tani mbetet e pashfrytëzuar. Petar Bllazhevski