Home LAJME Maqedonasit kanë shpenzuar 100 milionë euro për pasaporta bullgare!

Pas reagimit të BE-së për dhënien e pasaportave bullgare qytetarëve jashtë Bullgarisë, Stojko Stojkov nga OMO “Ilinden” për ‘Kanal 77’ thotë se procesi nuk ka ndaluar. Sipas vlerësimit të tij, deri tani maqedonasit kanë paguar rreth 100 milionë euro për pasaportë bullgare.

“Bëhet fjalë për shuma vërtetë të mëdha. Vlerësimi im është se qytetarët maqedonas deri tani kanë shpenzuar rreth 100 milionë euro për pasaporta bullgare, para të cilat kanë hyrë në xhepat e dikujt.

Do të vijë koha kur Bullgaria këtë do të shfrytëzojë që të dëshmojë pretendimet e veta për ekzistimin e popullit bullgar në Maqedoni. Ndoshta do të duan të bëhen pjesë e Kushtetutës maqedonase.

Por, kjo do të ndodhë vetëm atëherë kur Greqia do të ketë sukses në kërkesën e vet për ndryshim të emrit të Republikës së Maqedonisë, për ndryshim me përcaktim gjeografik për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm.

Procesi i dhënies së pasaportave bullgare nuk ka ndaluar. Bullgaria asnjëherë nuk do të lejon të kërkojë ekzistim të minoritetit bullgar, sepse ajo do të thotë ekzistim i minoritetit jo bullgar.

Bullgaria asnjëherë nuk do të lejojë paralelisht të qëndrojnë maqedonas dhe bullgar. Për këtë pritet fitorja greke kur edhe në Preambulë të Kushtetutës maqedonase do të duhet të hyjë ai përcaktim gjeografik, dhe do të kemi një lloj maqedonas gjeografik dhe popuj tjerë”, ka deklaruar Stojkov për “Kanal 77”.