Home LAJME Manxhukov: Nëse japim atë çfarë kërkon Bullgaria, Greqia dhe Shqipëria nuk do...

madzunkov-740x320

Akademiku Mitko Manxhukov  i ftuar mbrëmë në emisionin ‘Zid’ të TV Alfa ka folur rreth ngjarjeve të fundit politike si dhe ka theksuar se në qoftë se Maqedonia do të pranonte gjithçka që kërkojnë shtetet fqinje, atëherë Maqedonisë nuk do t’i ngel asgjë.

Asnjë person normal nuk është kundër marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe ne gjithmonë mendonin se ne jemi të afërt me bullgarët dhe duhet të bashkëpunojnë.

– Me Bullgarin kemi tri çështje të pazgjidhura. Nuk e njohin popullin, nuk e njohin kishën dhe nuk e njohin gjuhën. Pra, ky është thelbi i gjithçka! Ata nuk e njohin shtetin, thotë akademiku Manxhukov.

Ai në mes tjerash ka thënë se të gjithë duan Maqedoninë ta rrëmbejnë dhe të mbetet e tyre, kurse ato janë gjëra joreale dhe se askush nuk e ndihmon këtë vend.

-Këtë tre palë që kërkojnë, Bullgaria, Greqia dhe Shqipëria, në qoftë se ju japim atyre atë që ata kërkojnë, neve nuk do të na mbetet gjë, ka përfunduar akademik Manxhukov.