Home LAJME Mancini zyrtarisht në Galatasaray

Roberto Mancini do të jetë trajneri i ri i Gallatasarajit pas largimit të Fatih Terim nga drejtimi i klubit turk.

48-vjeçari Roberto Mancini ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Galatsaray ndërsa do të përfitojë 5,5 milion euro në vit pagesë bazë, e cila së bashku me bonuset mund të arrijë deri në 7 milion euro.

Roberto Mancini sot ka dal në trajnimine futbollistëve ndërsa pritet të debutojë në stolin e Gallatasarajit ditën e mërkurë, kur turqit të përballen me Juventusin në Ligën e Kampionëve.