Home LIFESTYLE Manchester United favorit për titull, thotë Allardyce

Menaxheri i njohur anglez, Sam Allardyce ka insistuar se Manchester United janë favorit për titullin e Premier Ligës në këtë sezonë.

Manchester United e kanë përfunduar sezonin e fundit në pozitën e gjashtë në tabelë, por janë përforcuar gjatë merkatos verore me Romelu Lukaku, Nemanja Matic dhe Victor Lindelof.

Lukaku dhe Matic janë përshtatur mjaft mirë në lojën e ‘Djajve të Kuq’, të cilët kanë fituar tre ndeshjet e para të këtij edicioni në Premier Ligë.

“Jose e di se çfarë bënë. Sezonin e kaluar ata nuk ishin të mirë në shënimin e golave, dhe siç po duket e kanë përmirësuar atë dobësi. Mourinho di si të fitojë”, ka thënë Allardyce.