Home LAJME ‘Mami faleminderit’, telefonata e fundit e çiftit italian që u dogjën në...

153

Mes historive tragjike dhe dhimbjes së madhe që la pas zjarri që mori 17 jetë në kullën Grenfell në Londër ka befasuar ajo e një çifti italian, që banonin në katin e 23-të.

Veprimi i tyre i fundit para se të vdisnin nga zjarri në krahët e njëri-tjetrit, ata telefonuan prindërit, shkruan Daily Mail.

Gloria Trevisan dhe Marco Gottardi i bënë telefonatë prinderve duke u shprehur falenderimet per gjitha sa ata kishin bere per ta.

Gloria zhvilloi biseden e fundit ne telefon me nenen e saj: “Mami, faleminderit për atë që ke bërë për mua”.

Daily Mai shkruan se i fejuari, Marco përpiqej ta qetësonte, por gjithcka ishte e kote.  Ata ishin te dy arkitekte dhe banesa e tyre ne katin e 23 u shkrumbua e gjitha.

Ata ishin banore te rinj te kulles se ferrit, kishin vetem disa muaj qe kishin ardhur ne Londer per nje jete me te mire dhe per te ushtruar profesionin e tyre.

Prinderit e tyre kane rrefyer se ata kane qene ne telefon deri ne momentet e fundit, kur linja u shkeput.

“Marco fillimisht na qetesoi, u mundua ta minimizonte ate qe po ndodhte. Por ne telefonaten tjeter, tha i alarmuar se kishte aq shume tym e zjarr sa nuk dukej me gje”.