Home LAJME Malli i konfiskuar u shpërndahet rasteve sociale

72 mijë copë mall i konfiskuar nga Doganat e Maqedonisë do ti ndahet familjeve të varfra dhe sociale. Bëhet fjalë veshmbathje, teknikë të bardhë dhe lodra të cilat do ti ndahen rreth 10 mijë familje sociale të cilat paraprakisht duhet të aplikojnë në qendrat për punë sociale. Shpërndarja e ndihmave ka filluar sot dhe do të zgjasë deri më 10 janar.

“Qendrat për punë sociale kanë për obligim ti njoftojnë shfrytëzuesit se duhet të dorëzojnë kërkesë për të pranuar ndihmë të këtij lloji si dhe të japin të dhëna për anëtarët e familjes. Qytetarët prej sot 4 janar e deri më 10 janar do të mund ti marrin ndihmat e lartpërmendura”, deklaroi Dime Spasov, ministër i punës dhe politikës sociale.

Ndërkohë, drejtorët e Agjencisë për administrim më pronën e konfiskuar dhe të doganave të Maqedonisë theksuan se për here të parë në këtë aksion dhurohen veshmbathjet e falsifikuara të cilave paraprakisht u është larguar shenja e rrejshme e prodhimit.

“Bëhet fjalë për tekstil dhe mallra të ndryshme, aparate amvisërie, lodra për fëmijë dhe të tjera me të cilat menaxhon agjencia për administrim me pronën e konfiskuar që janë të konfiskuara me procedure kundërvajtëse nga ana e drejtorisë doganore”, tha Bashkim Ameti, drejtor i Agjencisë për administrim me pronën e konfiskuar.

“Të gjitha këto prodhime i kanë kaluar të gjitha aspektet juridike dhe për të njëjtat janë siguruar dokumentet e nevojshme nga organet gjegjëse se bëhet fjalë për mall të sigurt dhe të shëndetshëm për përdorim”, u shpreh Vanço Kargov, drejtori I doganës.

Të pranishmit thanë se aksioni ka për qëllim zbutjen e gjendjes së varfërisë për shumë familje raste sociale në Maqedoni. Melihate Rustemi