Home Uncategorized Madonna dëbohet nga kinemaja

Madonna sot u dëbua nga rrjeti i kinemave “Alamo Drafthouse”, pasi kishte shqetësuar gjithë sallën me dërgimin e mesazheve gjatë ndjekjes së filmit “12 years a slave”, filmi i fundit i Steve McQueen, ku debutojnë Chiëetel Ejiofor dhe Michael Fassbender. Ajo i është përgjigjur me fjalët “Jam duke punuar…. Skllav!” punëtorit të kinemasë, i cili i ka kërkuar të mbajë qetësi në sallë. Kështu ka nxitur acarimin e drejtorit të sallës Tim League, i cili ka vendosur të mos e pranojë në rrjetin e kinemave deri sa ajo të kërkojë falje publike.