Home LIFESTYLE Lukaku: Nuk kam frikë nga Ibra

Romelu Lukaku mirëpret rikthimin e Zlatan Ibrahimoviq në skuadër.

Shumë shpejt Jose Mourinho do të ketë një futbollist më shumë në fazën e sulmit. Bëhet fjalë për Zlatan Ibrahimoviq i cili do të kthehet nga lëndimi i rëndë që ka pësuar në muajin prill.

Përkundër rikthimit të Ibras, sulmuesi i ri i ‘Djajve të Kuq’ Romelu Lukaku, thotë se nuk ka frikë nga konkurrenca me suedezin dhe se e pret me shumë qejf rikthimin e tij në ekip.

“I kam thënë edhe Zlatanit se mezi e pres rikthimin e tij. Na duhet një lojtar me personalitetin e tij”, ka thënë Lukaku.

“Ibra do t’i sjell më shumë kualitet skuadrës dhe do të na ndihmojë në rrugëtimin tonë drejt titullit të kampionit”.

“Unë nuk i frikohem fare konkurrencës, e as Zlatanit”, ka përfunduar Lukaku.