Home LIFESTYLE Lufta për Aubameyangun

Një ditë pas raporteve mediatike, se Liverpool me sa duket ishte i gatshëm të thyente rekordin e transferimeve, duke ofruar 61 milionë paundë për të nënshkruar me Aubameyang, thuhet se Pep Guardiola po e peshon një ofertë për lojtarin. Aubameyang duket se është në harresë, pasi një kalim prej 60 milionë paundësh te PSG-ja ra poshtë gjatë javës së kaluar.

Ish-trajneri i Bayern Munih, Guardiola, mund të jetë gati për të bërë lëvizjen e tij, raporton “Sky Sports”. Sulmuesi nga Gaboni ka shënuar 85 gola në 128 ndeshje të luajtura në Bundesligë gjatë katër viteve të fundit.