Home LIFESTYLE LSDM nesër pritet të zyrtarizojë këtë kandidat shqiptar për Çairin – FOTO

Pasi sot Lëvizja BESA zyrtarizoi Zeqirja Ibrahimin si kandidatin për kryetar të komunës e Çairit, të njëjtën gjë pritet të bëjë nesër edhe LSDM-ja e Zoran Zavit. Portali Shqipmedia nga burime pranë LSDM-së mëson se kandidati i saj për Çairin do të jetë deputeti aktual i kësaj partie Muhamed Zekiri. Zyrtarizimi i tij pritet të bëhet nesër.

Thashethëmat shkojn aq larg sa që flasin për një marrëveshje sekrete mes LSDM-së dhe BDI-së. BDI do të marrë mbështetjen e LSDM-së në Tetovë dhe Gostivar ndërsa LSDM-ja në Kumanovë dhe Çair.Shqipmedia