Home LAJME LSDM mbetet pa 31 mandatet e saja në Kuvend

Kuvendi_jasht_14_889895463

Kuvendi i Maqedonisë ka caktuar për të premten mbajtjen e seancës plenare për heqjen e mandateve të opozitës maqedonase.

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se Kuvendi ka caktuar seancën e 28-të, me të vetmen pikë të rendit të ditës heqjen e mandateve.

Seanca, zyrtarisht, njoftohet se do të mbahet më datë 26 dhjetor, në orën 14.

Komisioni për Çështje Mandatesh dhe Imuniteti i propozoi më 2 dhjetor Kuvendit heqjen e mandateve të 31 deputetëve që bojkotojnë punën parlamentare prej 7 muajsh.

LSDM bëri thirrje që Kuvendi të votojë dorëheqjet që deputetët e saj kanë depozituar që në maj të këtij viti, por është dakord edhe me procedurën e heqjes së mandateve.

Prej 7 muajsh, LSDM bojkoton Kuvendin me pretekstin se zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale u manipuluan nga VMRO-DPMNE.