Home LAJME LSDM: Dita e drurit, pasuron funksinarët

LSDM-ja opozitare akuzoi sot se Qeveria nëpërmjet aksionit ‘Dita e Fidanit’ nuk ka për qëllim shëndetin e qytetarëve ashtu siç pretendon, por mbushjen e xhepave të disa funksionarëve me miliona euro. Nga kjo parti thanë se është e pamundur që nëse vërtet mbillen kaq shumë fidanë, hapësira e pyllëzuar të zvogëlohet. Sipas LSDM-së, nga të dhënat zyrtare të Entit Shtetëror për Statistikë mund të shihet qartë se hapësira e përgjithshme e pyllëzuar gjatë viti 2012 në krahasim me atë të vitit 2002 është zvogëluar për 211 hektarë. I menjëhershëm ishte reagimi i VMRO DPMNE-së. Sipas tyre Shilegov dhe LSDM-ja gënjejnë opinionin rreth çmimit të fidanëve pasi sipas tyre ata kushtojnë 7 denarë dhe jo 1 euro siç pretendojnë në LSDM-në opozitare. Në reagimin me shkrim VMRO DPMNE njofton se nga viti 2007 deri vitin e kaluar janë mbjellë gjithsej mbi 51 milion findane. Alsat M