Home LAJME Londra pranoi që negociatat për Bregzit të zhvillohen në dy faza

133743473

Ministri britanik për Bregzit, Dejvid Dejvis u pajtua me kërkesën e Unionit që negociatat e daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja të zhvillohen në dy faza.

Në pajtueshmëri me të dakorduarën, në fazën e parë do të negociohet rreth arritjes së marrëveshjes për kushtet për dalje të Britanisë së Madhe nga Unioni, ndërsa madje pastaj, në fazën e dytë, do të bisedohet për marrëdhëniet e ardhshme britaniko-evropiane dhe për marrëveshje të mundshme për tregti të lirë.

Bëhet fjalë për procedurë të parë që e bën qeveria britanike në fillim të negociatave për Bregzit, sepse që nga prononcimi në referendum e shumicës së britanikëve për dalje nga BE-ja, Londra zyrtare kërkonte që negociatat për “ndarje” të zhvillohen paralelisht me bisedimet për marrëveshje tregtare.

Dejvis dhe shefi i ekipit të negociatorëve të BE-së, Mishel Barnie, pas raundit të parë të procesit negociues dyvjeçar, mbrëmë mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp në të cilën shprehën bindje për arritje të marrëveshjes.

Ministri britanik refuzoi të pranojë se është bërë lëshim dhe bindte se ajo që është dakorduar me Barnien ka qenë edhe pozicion britanik, por që ai beson në përfundimin e suksesshëm të negociatave.

Barnie, i cili është ish-ministër francez i Punëve të Jashtme dhe eurokomisar, përsëriti se BE-ja “nuk ka për qëllim të punojë kundër Britanisë së Madhe” dhe se përcaktimi që të arrihet duhet të jetë më i fuqishëm se ndjenja për optimizëm dhe pesimizëm për rezultatin përfundimtar, që do të paraqitet gjatë procesit negociator.

Shefat e të dy ekipeve negociatore publikuan se diskutimet do të zhvillohen në tre pozicione – për të drejtat e shtetasve të BE-së në Britani të Madhe dhe britanikëve në Union, për obligimet financiare britanike dhe për të gjithë çështjet e tjera të cilat janë të lidhura për “divorcin” midis Londrës dhe Brukselit.

Është arritur pajtueshmëri, që negociatat rreth kufirit midis Republikës së Irlandës dhe Irlandës Veriore, vendosja eventuale e sërishme pas Bregzitit shkaktoi shqetësim në Dublin dhe Belfast, që të zhvillohen ndaras.

Barnie konfirmoi se përcaktimi i çështjeve prioritare ndihmon në ndërtimin e besimit në bazë të së cilës do të zhvillohen negociata për marrëdhëniet e reja midis BE-së dhe Britanisë së Madhe.

Dejvis dhe Barnie janë pajtuar që të takohen pas një jave gjatë çdo muaji për zhvillim të negociatave, ndërsa ndërkohë të dyja palët do të punojnë në propozimet që njëra do t’ia ofrojë tjetrës.

Raundi i ardhshëm i negociatave është caktuar për më 17 korrik.