Home LAJME Londra dhe BE-ja të hënën i fillojnë bisedimet për Bregzit

breksit

Departamenti i Britanisë së Madhe për daljen nga Bashkimi Evropian, ka njoftuar se ministri i Britanisë së Madhe për Breksit, Dejvid Dejvis dhe kryenegociatori i Bashkimit Evropian, Mishel Bernier, të hënën do të fillojnë bisedimet për largimin e Britanisë nga BE-ja.

“Dejvid Dejvis, dhe Mishel Barnie, u pajtuan të nisin negociatatat të hënën më 19 qershor, rreth nenit 50-të” ka bërë të ditur ky departament përmes një deklarate të përbashkët ministria britanike dhe KE-ja.

Kjo datë është kontraktuar para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Britaninë e Madhe, që u mbajtën më 8 qershor.

Goditjen, që e pësuan kryeministrja britanike Tereza Mej, Partia Konservative e së cilës e humbi shumicën absolute në Parlament dhe e cila tani negocion për përbërjen e qeverisë së re pakicë, megjithatë, paraqiti frikë se renditja mund të ndryshojë.

Pritet që Britania e Madhe ta braktisë BE-në në fund të marsit të vitit 2019 – dy vite pasi që Tereza Mej edhe zyrtarisht e filloi procedurën për dalje të vendit nga BE-ja, më 29 mars të këtij viti.