Home LAJME Lirohet "vrasësi" i Erdoganit

I arrestuari nga policia e Kosovës në Prizren, gjatë vizitës së kryeministrave, Rexhep Taip Erdogna, Edi Ramës e Hashim Thaqit të mërkurën, është liruar nga mbajtja pas 48 orësh. Siç njoftojë policia për Klan Kosovën, ai u lëshua në procedurë të rregullt.

Të njëjtit iu gjetën një pistoletë, një thikë dhe një box I hekurit.

Organet e rendit bënë ët ditur se prania e tij afër eskortës së kryeministrave me armë, nuk kishte për qëllim ndonjë veprim ndaj tyre.

I njëjti ishte I njohur për policinë për disa probleme të shkaktuara me pare, gjë që ka bërë të njihej nga forcat e rendit, kur është parë në vend ngjarje.

Duke iu shmangur ndonjë të keqe nga ai, policët e arrestuan, e ku më pas edhe i gjetën armët, burrit që ishte nga Zhuri.