Home SPORT Lippi: Juve të besojë, mund ta mposhtë Realin

lippiTeksa ditët shkojnë, afrohet edhe më shumë sfida e madhe mes Realit të Madridit dhe Juventusit në Champions League dhe për këtë përballje flet një nga zërat më autoritarë të futbollit italian. Marcelo Lippi, aktualisht në stolin e Guangzhou Evergrande në Kinë, jep mendimin e tij si ish trajner i bardhezinjve.

“Real Madrid-Juventus më sjell ndërmend gjithmonë kujtime të bukura, humbjen jo të thellë në Spanjë, triumfin në shtëpi dhe më pas kalimin në gjysmëfinale. Tani nuk bëhet fjalë për eliminim direkt, megjithatë janë dy ndeshje të rëndësishme dhe fitorja do t’i jepte një impuls pozitiv sezonit të Juventusit”.

Nisur edhe nga eksperienca e gjatë dhe veçanërisht nga ulja dy herë në pankinën e kampionëve në fuqi të Italisë, Lippi e ka gati recetën për mposhtjen e madrilenëve në Bernabeu.

“Eshtë e thjeshtë, duhet patur besim te kapacitetet e ekipit dhe jo frikë nga kundërshtari, por mbi të gjitha besimi është më i rëndësishëm. Ky Juventus është i ngjashëm me atë që kam drejtuar unë, i ka të gjitha karakteristikat që duhen. Përveç të tjerash, Reali nuk po shkëlqen, kështu që mund të presim dy ndeshje të mëdha mes tyre”.

Lippi foli edhe për kampionatin italian, duke i mëshuar fjalëve që ka thënë edhe më parë, se Roma do të ecte përpara bindshëm, nëse do të gjente vetveten me një trajner të ri.