Home LAJME Limaj: Qeveria e Hashim Thaçit ka degraduar në të gjitha nivelet

Ish-Nënkryetari i PDK’së, Fatmir Limaj ka vazhduar betejën për të fituar Malishevën me kandidatin për Kryetar të kësaj komune nga Iniciativa Qytetare për Malishevën, Ragip Begaj.

Kështu, Limaj ka thënë se kjo iniciativë është shndërruar në lëvizje dhe se do të fitoj jo vetëm në Malishevë, por edhe në krejt Kosovën.

Ai ka thënë se ka shumë arsye se pse ka ardhur deri në këtë pikë raportet e tij me PDK’në dhe përkrahja për IQM’në. Sipas tij, arsyeja vendimtare për të ecur ndaras me PDK’në është besimi i të gjithëve se mund të bëhen ndryshime për të mirë në Malishevë.

“Kjo ka ardhur deri këtu për arsye se djemtë dhe vajzat e Malishevës guxojnë me besu. Ne momentin kur kemi besuar se mund ta çlirojmë vendin tonë Serbia e ka humbur Kosovën”, ka thënë Limaj, në një fshat të Malishevës

“Sot, ne jemi duke ndërtuar besimin dhe kemi bërë hapa të guximshëm për të ndërtuar vendin tonë”, ka shtuar Liamj, në videon, e cila është publikuar në faqen zyrtare të IQM’së në Facebook.

Ai ka hedhur kritika në drejtim të pushtetit lokal dhe qendror, duke thënë se qeverisja në të dy nivelet ka degraduar.

“Kam dëgjuar, ju e dini, se për tri vite e gjysmë s’kemi qenë aktiv. Për tri vite e gjysmë ka pasur deformim në qeverisjen e nivelit lokal, por edhe më tutje. Këto ifnroamione i kemi marrë nga bashkëpunëtorët tanë”, ka shtuar ai.

Limaj pas fitores së betejës gjyqësore në “Rastin Kelçka” ka nisur aktivitetet politike në përkrahje të Iniciativës Qytetare për Malishevën.

Ai, në secilin tubim, po kërkon të mos votohet PDK’ja, të cilën e kishte themeluar bashkë me Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin dhe disa ish-udhëheqës të UÇK’së.

Lideri i PDK’së para pak ditësh tha se disa zyrtarë të PDK’së e mira i ka qu peshë, duke aluduar në pakënaqësitë e disa prej zyrtarëve të partisë.

Raportet e Limajt dhe Kryetarit të PDK’së kanë pësuar thyerjen e fundit kur Kryeministri në një bisedë telefonike u referohet përkrahësve të Limajt në Malishevë si “zagarë”.

Në aferën “pronto”, Thaçi dëgjohet duke thënë se nuk dëshiron të vizitojë Malishevën për shkak se mund të gjendet përballë ndonjë situate jo të mirë nga “zagarët e Limajt”. Në zgjedhjet e fundit, Limaj dhe Jakup Krasniqi kanë humbur edhe pozitat udhëheqëse në PDK, derisa kanë mbetur vetëm anëtarë Kryesia, pozita këto të falura nga udhëheqja aktuale.