Home LAJME Limaj fillon fushatën parazgjedhore, del haptazi kundër Thaçit

Hashim Thaçi e Fatmir Limaj, për herë të parë kanë filluar ndaras, një fushatë parazgjedhore, duke mbështetur dy subjekte të ndryshme politike. Thaçi ishte në Prizren, ndërsa Limaj në bastionin e tij në Malishevë, aty ku pretendon ta largojë nga pushteti partinë të cilën e drejton shefi i tij i partisë.

Në realitet fushata e Limajt nëpër fshatrat e Malishevës ka nisur ditë më parë, por tani nga odat, ajo ka kaluar nëpër objekte publike. Të enjten Limaj bashkë me udhëheqësit e Iniciativës Qytetare për Malishevën, ishin në fshatin Senik, ku prezantuan planin e tyre qeverisës, dhe për këtë kërkuan besimin e tyre më 3 nëntor.

Në njoftimin për media që ka bërë kjo inicativë thuhet se edhe në Senik, sikur se në të gjitha fshatrat as nuk mungoi pritja e mirë dhe mbështetja e fuqishme për Fatmir Limaj dhe Iniciativen Qytetare Për Malishevën.