Home LAJME Libri – një histori mahnitse

Kur lexon një libër para teje hapet një dritare e një bote të re , të paparë, e cila të rëfen për njerzitë, për ndjenjat dhe mendimet. Libri është kujtesa e njeriut, është miku i vërtetë dhe i sinqertë i joni. Është dhuratë , testament i gjinisë njerzore, është kopshtë që njeriu mbanë në vete gjate gjithë jetës.

Nuk ka pasur dijetar në historinë e njerzimit që të mos ketë lënë një porosi për librinë. Kështu A. Hercen thoj se librat janë testament i një brezi për brezin tjetër, është këshilla e një zemre që po venitet një zemreje të re. Sipas Hercenit e tërë jeta e njerzimit është shprehur në librat; fiset, njerzitë dhe shtetet janë zhdukur por libri ka mbetur. Libri ka provuar koh krizash, sigurishtë ka pasur edhe kohë të mira për librin, atëhere kurr rrjeti i librit ishte organizuar mirë. Në fakt, pasioni i natyrshëm i njeriut, që ta ruaj atë që është e ndaluar, e gjith kjo ka ndihmuar që shumë libra të “ dyshimtë” të papëlqyeshëm për autoritet shtetrore e të përndjekur, të gjejnë strehim nëpër bibliotekat private dhe publike, që ta mbijetojnë antikën e vonë, mesjetën e të arrijnë në agimin e shekullit të ri.

Cdo gjë e madhe bëhet me sakrifica, librat mbledhin margaritarët e mendimit njerzor dhe ua japin njerzve. Librat kanë jet-gjatsi, sikur monumentet prej guri, ata ruhen ndër shekuj. Sic thoj Dekarti leximi i librave të mirë është si një bisedë me njerzitë e ndershëm të shekujve të kaluar.

Padyshim librat janë anije të mendimit që enden nëpër dallget e kohës dhe e bartin barrën e tyre të cmueshme nga një brez në tjetrin thoj Bekoni. Nga ana tjetër kinezet thoshin se kurr lexon për here të parë një libër të mirë sikur ke fituar një mik të madh për shpirtin, po ta rilexosh, sikur je takuar përsëri me mikun e vjetër . Kur mbaron së lexuari sikur ndahesh prej mikut me të cilin nuk din nëse do të takohesh përsëri.

Por histroria nuk ka vetëm një rrjedhojë, shikuar nga prizmi i sundimtarëve , libri shikohej krejtësishtë ndryshe. Në vitin 303 perandori Dioklecian në ediktin e tij dha urdhër që të digjeshin librat që nuk pajtoheshin me qendrimet e Pushtetit Romak. Sipas legjendës , shumë peshkop më parë shkonin të vdisnin se sa të lejonin tu asgjesoheshin librat. Kshtu ka vepruar peshkopi Felix në qytetin Tibuka në Numadi. LIbrat e filozofit Porfir nga Tiri (234-304) kanë shkaktuar tërbim të madh.

Rastet e përshkruara të asgjësimit të librave e të përndjekjes së idhtarve në kohën antike mund të krijojnë përshtypjen se pushteti Romak, si ai pagan , ashtu edhe ai i krishter i shkatronte pa mëshirë të gjith librat përmbajtja e të cilave nuk pajtohej me qëndrimin zyrtar, kështu u dogj Xhordano Bruno, kështu u përndoqën shumë mendimtar, për qëndrimet e tyre në turën e drunjve.

Librat e cënuar hidheshin në zjarr në vende publike, si në kohën pagane ashtu edhe më vonë; libri i djegur bëhej tym, kshtu edhe mendimet armiqsore, blasfemuese, heretike që përmbanin ato duhej të shëndroheshin në tym në asgjë. Të djegurit publik kishte kuptimin e pastrimit të shoqrisë nga ide të rezikshme.

Po sotë, cili është roli i librit në shoqri? Nëse qytetrimi filloi me shkrimin sotë ajo shënon kohën e bumit informativ, revolucionin e vërtet kibernetik, por megjithatë para jush do të paraqes dhjetë librat që kanë ndryshuar rrjedhën normale te menduarti tim. Librat të cilët kishin më shum ndikim në përceptimin tim për botën.

Libri i parë dhe më i rëndsishëm është “ Velika Prevara” e autorit amerikan Tieri Meson që i dedikohet shtatorit të kobshëm të vitit 2001.Libri “ Mashtrimi i Madh” në kopertinënn e të cilit shkruan “ nijedann avion nije udario u Pentagon” , përkthyer në shqip do të thotë “ asnjë ajroplan nuk goditi Pentagonin” Autori Meson duke qenë vetë i punsuar në Pentagon , nuk ka mundur të heshtë përballë kësaj gënjeshtre monumentale. Më tej Tieri Meson na bën të ditur edhe për dokumenta zyrtarr që mundë të gjindenn në internet adresë me fusnota . http : ëëë. eftroyable- imposture.net

Autori i libritë “ mashtrimi i madh” në fundë të hyrjes së librit thotë : u thras që punënn tonë mos ta mendoni si të vërtet përfundimtare, përkundrazi u ftoj të jeni skeptik. Besoni vetëm në shpirtin tuaj kritik. Për të bërë më të besueshëm librin që të formoni mendim të vetin , ne ua kemi lehtsuar punën thotë autori Meson, duke ua treguar burimet kryesore.

Librin e dytë që paraqes është “ total history reader” me autor Rober Perks, nje liber mahnites që të mban mbërthyr ta lexosh me një frym. Unë, përher të parë e kam lexuar në vitin 2002 dhe u rekomandoj ta lexoni shpejtë nëse nuk jeni dashuruar një kohë të gjatë në ndonjë libër. Ajo që e karakterizon dhe që të bën për vete është fakti, se ky libër na mëson se si secilin individ ta shohim si botë në vete ,në mënyrë originale. Pra histria gojore të futë npër labirinthet e jetës duke shtruar dilemën se kjo lëndë “Oral Histori”, është Art Individual apo sic e quan Ali Sheriati ne vepren “ Kultura dhe Ideologjia” është e predistinuar që cdo “UN” të jetë origjinal dhe nuk e di pse dikush do ma ndalonte që ta interpretoj në këtë apo atë mënyrë një sferë studimi.

Vepër e tretë që zgjodha për ju është “ Epi i Gilgameshit”. Vepra më e vjettër e shkruar dhe zbuluar deri më sotë, reth 4000 vjet e lashtë. Kjo vepër e letërsisë së Mesopotamisë edhe sotë e gjith ditën imponohet si vepër me rëndsi esenciale, por edhe aktuale. Në epin e Gilgameshit shprehen e ballafaqohen tri botë : ajo hyjnore, njerzore dhe shtazore, që dëshmojnë për një stad të lashtë të ekzistencës, që në EP paraqiten mjaft unike.Ky ep imponohet si një vepër e pasur idesh, si një sistem i ngritur, kuptimor dhe shprehës, që pëkundër faktit që vjen nga një periudh e lashtë, komunikon intenzivishtë me botën tonë. Epi i Gilgameshit i kushtohet tmerit të vdekjes dhe fatit tragjik të njeriut.Gilgameshi mbret i Unukut, njeriu i hareve dhe i gëzimeve, nuk kishte menduar se duhet parë kuptimsinë e jetës dhe vdekjes së njeriut. Vetem vdekja e Enkidujit i jep të kuptoj, pra, e bind se edhe ai duhet të vdes. Ky vet-dijsim ndikon që Gigameshi ta ndroj qëëndrimin ndaj jetës dhe të vihet në kërkimin e jetës së amshuar, ashtu sikur jetonin perenditë. Kjo ide e vetdijsimit për vdekjen del qartazi edhe në mallkimin e enkidujit, drejtuar gruar së hyjnueshme, e cila e harlisi, e ndau nga kafshët dhe e ktheu te njerzit.

Vepra e katërt si vepër tjetër e rëndsishme është “ DON Kishoti i Mancës” nga Miguel De Servantes Saavedra. Jeta e Servantesit ishte jeta e një “ endacaku” ajo kaloi nëpër andrralla, në fusha betejash, në burgje piratesh. Dhe këto ëndralla nuk iu ndan gjer në varr. Edhe Servantesi kërkoi te hidhej në jetën e Teatritë dhe shkroi pjesë njera pas tjetrës, por shumica nuk u luajtën nga trupa me rëndsi. Pra jemi duke folë gjithnjë për autorin e veprës monumentale “Don Kishoti” e cila e bëri të pavdekshëm Servantesin. Ky libër përmban një seri avanturash, thjeshtë zbavitëse, të kryera nga Alonsoja Kishanaja, një hidalgo, një sojli pesdhjetvjecar, nga ata “ me shtizë në sallën e armëve, me mburoj të vjetër , me kal thatanik” që rronte në një fshat të Mancës dhe që nga leximi të Kalorisë, pasi humbi fare toruan, i mbiu në kokë idea më e cuditshme dhe më e cmendur në botë, për nderin e tij dhe për shërbimin e shtetit; të bëhet Kalorës i arratisur, për të ndrequr cdo padrejtsi për të përballuar cdo ëndrall dhe cdo rezik; me qëllim që kshtu të fitoj “ nam e famë të përjetshme” por Don Kishoti dhe Sanco Pancoja , kthehen në fshatë, jo vetëm pa nderuar shoqrinë, por as gjetjen e tyre vetanake. Dhe nuk kishte sit ë ndodh ndryshe: realiteti me ashpërsinë e tij mposhti ëndrat e tyre.

Vepra e pestë “ Islami mes Lindjes dhe Perendimit” të Alija Izetbegovic. Ky libër mundohet të përgjigjet në pyejtjen , cili është vendi i Islamit në botën e sotme.

Mdërkoh libri i gjashtë bën thirje për dijalog mës civilizimeve të ndryshme që u promovua edhe në Maqedoni, nga dijetari i famshëm Iranian ,shefi i katedrës së Islamologjisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Husein Nasri. “ Islami dhe brenga e njeriut modern” , quhet vepra e dijetarit me nam botrorë.

Libri i shtatë është Makbethi nga Shekspiri. Asnjë vepër tjetër teatrale nuk përmbledh në një vend aq të ngushtë një gjëmë aq të madhe prej ngjarjesh tronditëse dhe ngjethëse sa “ Makbethi”, tragjedia më e tmeruar që ka dalë nga pena demoniake e Shekspirit.

Libri i tetë është nga Giovani Sartori “ Edhe një herë për teorinë e Demokracisë. Njëvepër e domozdoshme për të gjith ata qe duan të meren në mënyrë direkte apo indirekte me politikën. Autori thotë, sikur edhe metodat më të mira të shfrytzohen në politik sërishtë abuzimi është i pashmangshëm.

Raporti i pushtetarit me librin te kjo vepër dëshmon funksionalitetin e një shteti të vërtet demokratik . Sa sundues në historinë njerzore lejonin lirishtë të lexohen veprat e shkrimtarëve të njohur. Ne në fakt njohim shumë mbretër që kanë dhënë urdhër që bibliotekat të famshme publike të mënjanohen ; librat, të zhduken sikur janë veprat e Homerit, Platonit e Aristotelit.

Në kohë të turbullta, kur antagonizmat shoqrore dhe ideologjike dalin në sipërfaqe me gjith forcën, asgjësimi i librit dhe bibliotekës të tëra bëhen prioritet.

Libri i nëntë është Murteza Mutahari dhe vepra “ refime shpirtërore” ; i dhjeti dhe i funditë që paraqes për ju mic është , Zhan Pol Sartër “ Cështë Letërsia”