Home LAJME Lëvizja BESA reagon ndaj Zaevit, çdo veprim kundër Kosovës është i dëmshëm...

besa-540x330

Lëvizja BESA ka reaguar kundër deklaratave tëZoran Zaevit që ditë më parë tha se nuk do të votoj që Kosova të pranohet në UNESCO.

“Po dëshmohet dhe po rikonfirmohet deklarata e pasa disa ditëve e kryeministrit për një media serbe ku ai shprehet se me serbët janë vëllezër dhe kishat në Kosovë janë zemra e Serbisë”, thonë nga ky subjekt.

“Lëvizja Besa konsiston në qëndrimin se Maqedonia duhet të kultivojë marrëdhënie shumë të mira me Shqipërinë dhe Kosovën, dhe çdo deklaratë që është në kundërshtim më këtë qëndrim mendojmë se është e dëmshme për Maqedoninë”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.