Home LAJME Lëndohet një polic gjatë tentimit që migrantët ilegalisht të hyjnë në Maqedoni

policija-zica-migranti-4-520x235

Në kufirin Maqedoni-Greqi sot rreth orës 11 rreth pesë mijë migrantë kanë tentuar dhunshëm të hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë, me ç’rast janë parandaluar nga ana e policisë së Maqedonisë.

Migrantët, të cilët kanë gjuajtur gurë dhe gjësende të forta ndaj policisë së Maqedonisë, kanë lënduar një nga nëpunësit policor dhe e kanë dëmtuar derën e binarëve hekurudhor.

Nga MPB-ja informojnë se policia ka përdorur gaz lotsjellës që të parandalohet hyrja ilegale e migrantëve në Maqedoni dhe ata janë penguar në qëllimin e tyre dhe janë kthyer në anën greke.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina, refugjatët në Idomeni në kufirin Greqi-Maqedoni për momentin po mbajnë protestë të qetë me okupim të binarëve hekurudhor, pasi që paraprakisht kanë tentuar ta rrëzojnë gardhin.

Agjencia shtetërore greke ANA-MPA njoftoi se autoritetet e Maqedonisë për momentin po e rregullojnë gardhin, ndërsa në vendin e ngjarjes ka edhe policë.

Hekurudha është mbyllur, ndërsa nga 50 refugjatë të cilët duhej të hyjnë në Maqedoni, vetëm 10 kanë arritur ta kalojnë kufirin, për shkak të tensionit që solli deri në mbyllje të vendkalimit kufitar, informon agjencia.