Home LAJME Lekaj: Udha e mbarë në opozitë, Hashim!

Kryetari i Degës së AAK-së në Gjakovë, Pal Lekaj, është shprehur se kësaj qeverie nuk është dashur ti jepet shansi nga opozita për tu vetshkarkuar, por është dashur të shkarkohet muaj më parë me anë të një mocioni.

“Ky fund që u erdhi sot, nuk është fundi që meriton kjo keqqeverisje. Këta degradues është dashur përfunduar mandatin e tyre muaj më parë, duke u shkarkuar me anë mocioni mosbesimi ndaj saj, e jo ti jepet jetë deri sot, kur ata vet e shpërndanë parlamentin dhe u vet-shkarkuan, duke pranuar dështimet dhe mos funksionimin e tyre.” – ka shkruar Lekaj në profilin e tij në Facebook.

Lekaj ka akuzuar qeverinë Thaçi për mos funksionim dhe mos realizim të premtimeve të dhëna për qytetaret, dhe ka numëruar disa nga dështimet e kësaj qeverisje, tashme në shkuarje.

“Nuk arritën të realizonin as minimumin e premtimeve të dhëna, krijuan një shëndetësi të degraduar, arsim jo cilësor dhe skajshmërisht të politizuar, gjyqësi të varur nga politika, administratë jo efikase dhe të mbuluar nga nepotizmi, rritje të papunësisë, ulje të mirëqenies sociale, shkallë të lartë të korrupsionit dhe dukurive tjera negative, dhe fal kësaj keqqeverisje, Kosova disa herë u rendit në ranglista ndërkombëtare për përformanca të dobëta.”

Po ashtu anëtari i kryesisë së AAK-së, Pal Lekaj, ka shkruar se “për Kosovën shumë shpejtë po fillon një etapë e re, drejtim i ri! Kjo keqqeverisje do të zëvendësohet me një qeverisje që ka program konkret për zhvillimin e përshpejtuar ekonomik të vendit , ku askush nuk mund të jetë mbi ligjin, ku qytetareve u garantohet siguri, gjenerim i vendeve të reja të punës, gjyqësorë korrekt dhe të pavarur, të rinjve u garantohet e ardhme, mirëqenie, dinjitet, arsimim cilësorë, … Mbi të gjitha qeverisje me duar te pastra.”

Ai ka përmendur edhe dy pikat më të rëndësishme të platformës së AAK-së për këto zgjedhje, zhvillim ekonomit të vendit me anë të stimulimit të bujqve dhe bujqësisë, dhe me ane të përpunimit të qymyrit dhe pasurive të tjera nëntokësore. Po ashtu Lekaj ka thënë se këto janë të realizueshme vetëm me një platformë që AAK e ka quajtur “Drejtimi i Ri për Kosovën”, dhe mund të jenë të prekshme për çdo qytetarë vetëm nëpërmjet Aleancës dhe liderit të saj, Ramush Haradinaj.

Pal Lekaj javë më parë, po ashtu përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ka zyrtarizuar kandidimin për deputet në Kuvenden e Kosovës si pjese e ofertës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e Qershorit.