Home LAJME Larissa Riquelme: Messi donte të bënte seks me mua

Larissa Riquelme ishte absolutisht figura kryesore e Botërorit 2010. Bukuroshja paraguaiane ishte bërë e famshme pasi e kishte futur telefonin celular në gjoksin e saj, teksa po e ndiqte një ndeshje të Paraguait.

Një vit para se të zhvillohet Botërori i Brazilit, modelja e famshme për gjoksin e saj dhe bukurinë e padiskutueshme, ka zbuluar se Lionel Messi i kishte kërkuar të bënin seks.

Madje, ylli i Barcelonës ishte i gatshëm të paguante për këtë. “Çka nëse ju tregoj se kush më ka ofruar para për të bërë seks me mua?”, e ka pyetur Larissa udhëheqësin e një televizioni kilian, ku ishte e ftuar.“Ai ishte futbollisti më i mirë në botë”, ka shtuar ajo. “A është Messi”, e ka pyetur më pas drejtuesi i emisionit. “Po, natyrisht”, shtoi ajo. “Unë nuk jam një femër që shitem. Kurrë nuk do të shitem për seks”, përfundoi ajo. Tash, Messi duhet t’i japë llogari të dashurës së tij

Larissa1