Home SPORT Lamtumirë Donnarumma, befason Milan me portierin e ri

Pas largimit të Gianluigi Donnarummas, duket se do të jetë Pepe Reina, portieri i Napolit pasardhësi i tij.

Mësohet se portieri ka nënshkruar një kontratë me Milanin, por në këtë kontratë ka një klauzolë që mund ta largojë nga San Siro nëse vjen ndonjë ofertë prej 70 milionë eurove.

Me interesimin e Paris Saint-Germain dhe Real Madrid për Donnarumman, dhe një menaxher si Mino Raiola mund të ndodh gjithçka”, shkruan Calciomercato.com.

Calciomercato shkruan ndër të tjera se Milani po mendon që ta transferojë portierin e Napolit, Pepe Reina.

Ata mund ta transferojnë spanjollin si lojtar të ri, pasi kontrata me Napolin i skadon në verën e viti 2018.