Home LIFESTYLE Lamtumirë Chelsea, Costa rikthehet në La Liga

Diego Costa mund të rikthehet në La Liga gjatë verës.

Sulmuesi spanjoll, Diego Costa do të largohet nga Chelsea gjatë kësaj vere, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit italian, Antonio Conte.

Sipas tabloidit britanik, Mirror, Costa mund të rikthehet në Atletico Madrid.

Madje, sipas këtij tabloidi britanik, Atletico Madrid dhe Chelsea kanë filluar bisedimet për Costan, i cili vlerësohet 50 milionë euro.

Atletico Madridi e ka të ndaluar të transferoj lojtarë gjatë kësaj vere, por pritet që Costan ta huazoj për gjashtë muaj te ndonjë skuadër tjetër. Costa ishte transferuar në Chelsea nga Atletico Madrid në vitin 2014.