Home SPORT Lajmi i madh nga Italia: Milani me pronar të ri?

Milani ende nuk është rehatuar financiarisht që prej largimit të Silvio Berlusconit nga pronësia.

Klubi italian ishte blerë nga një grup kinez që investoi shumë para për ta rinovuar ekipin, por mediat italiane shkruajnë që ka ende pasiguri me këtë investim, pasi dyshohet se kinezët e kanë përdorur Milanin për të nxjerrë paratë nga Kina apo për t’i shpëlarë ato dhe që nuk po arrijnë të fshijnë borxhin e një kredie nga një firmë amerikane.

Borxhin ndaj kompanisë Elliot Management ka shprehur interesim ta paguajë një anëtar i familjes mbretërore të Dubait, Saeed Al-Falasi, shkruan Gazzetta Dello Sport, transmeton Gazeta Metro.
Tutje raportohet që UEFA i ka dhënë Milanit më shumë afat për të përmbushur obligimet e FFP (Financial Fair Play), kjo pasi që nëse borxhi do të mbetej i papaguar, Milani do të përjashtohej nga garat europiane.