Home LIFESTYLE Lajme të këqija për Juventusin para përballjes me Real Madridin

Juventusi është caktuar nga shorti që të përballet me Real Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Por, për ndeshjen e parë që zhvillohet në Torino, trajneri Massimiliano Allegri nuk do të mund të llogarisë në dy prej lojtarëve kryesorë: Miralem Pjanicin dhe Medhi Benatian, transmeton Gazeta Metro.

Të dy këta futbollistë kanë mbledhur numrin e caktuar të kartonëve në fazat e deritashme në Champions dhe janë të suspenduar për përballjen e parë me Realin, por pritet të jenë në listë për të luajtur në Madrid në ndeshjen e kthimit.

Juventus kishte humbur ndeshjen me Realin në finale të sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve me rezultat 4-1, por pikërisht italianët janë ekipi i fundit që ka eliminuar Realin nga kjo garë.

Ndeshjet tjera në këtë garë janë Barcelona – Roma; Sevilla-Bayern; Liverpool-City.