Home SPORT Ky shtrëngim duarsh i kushtoi Gabonit 3.6 milionë euro (VIDEO)

1562-620x330

Leo Messi nuk është edhe aq modest sa i përket parave.

3.6 milionë euro për t’i hapur aeroplanit, buzëqeshur dhe për të përshëndetur një turmë njerëzish.

Kaq bëri Lionel Messi gjatë vizitës së tij të fundit në Gabon, shtetin afrikan që ka vendosur të ndërtojë një stadium për Kupën e Afrikës.

Messi, si i ftuar i presidentit të vendit, Ali Bongon, e bëri përurimin e stadiumit të ri.

Ai ishte i veshur thjesht, duke e injoruar këtë ngjarje historike të vendit afrikan.

E, mediat ndërkombëtare njoftojnë se Messi futi në xhep plot 3.6 milionë euro për këtë vizitë të shkurtër nga ky shtet afrikan, i njohur për rafineritë e naftës. /Express