Home LAJME Ky shtet evropian është kaq i sigurt dhe ka aq pak kriminelë...

s_1496381242-4556989

Në vitin 2013, Holanda mbylli 9 burgje sepse vendi nuk kishte mjaftueshëm kriminelë për t’i mbushur.

Mirëpo, qeveria po planifikon të mbyllë edhe pesë të tjerë deri në fund të verës, sipas dokumenteve të brendshme të marra nga “The Telegraaf”.

Këto mbyllje do të rezultojnë në humbjen e gati 2,000 vendeve të punës,por numri i të burgosurve është shumë i ulët.

Problemi i qelive bosh madje ka arritur deri në pikën sa Holanda është detyruar të importojë 240 të burgosur nga Norvegjia vetëm për të mbajtur hapur burgjet, shkruan syri.net. Ministri i Drejtësisë Ard van der Steur njoftoi në parlament se kostoja e mbajtjes së burgjeve ishte pengesë për vendin.

Aftësia e Holandës për të mbajtur nivelin e krimit aq të ulët, vjen falë ligjeve të drogës dhe një sistem monitorimi që i lejon të burgosurit të rihyjnë në fuqinë punëtore.