Home LAJME Ky ishte flamuri që nuk u përdor në Beograd

Në rrjetet sociale gjithnjë e më shumë po publikohen video dhe fotografi nga parapërgatitjet e ‘Ballistit’ për valimin e flamurit me hartën e Shqipërisë etnike dhe heronjtë kombëtarë, mbi Beograd.

Krahas fotografive për ditët e provave, është publikuar edhe një video, në të cilën protagonisti paralajmëron për atë që do të ndodhë.

Ai kishte planifikuar që të lëshonte një flamur më të madh me tullumbace me helium, porse në fund ka zgjedhur fluturaken.

“Do t’ua kallim zemrat”, thotë mes tjerash Ballisti që e mbyll me: “Rroftë Shqipëria!”.