Home LIFESTYLE Ky ekip i Serie A futet në garë për Cuadradon

Anësori i Juventusit, Juan Cuadrado, po kërkohet edhe nga Milani, pasi më herët për të interesim kishin shfaqur edhe Valencia, Arsenal dhe Paris Saint-Germain.

Kolumbiani vetëm këtë vit e ka kompletuar transferimin nga Chelsea për 25 milion euro, ndërsa në pjesën e dytë të sezonit nuk ishte në lartësinë e kërkuar.

Sipas Sportitalia, Vincenzo Montella ka besim te Cuadrado dhe Milani janë gati që të bëjnë ofertë.

Kjo lidhet edhe me Suson i cili ende nuk e ka vazhduar kontratën që i skadon në vitin 2019.

Për lojtarin ka interesim edhe nga klube si Valencia, Arsenal dhe PSG, që janë të gatshme të paguajnë 25 milionë euro, por klubi kërkon 30 milionë