Home LAJME Kusari-Lila: S’do të ketë më prona të komandantëve

Jam këtu para jush për t’ju siguruar se sonte një javë do jemi duke festuar fitoren për Gjakovën, fitoren për ndryshimin dhe mundësin e zhvillimit të Komunës sonë, ka thënë kandidatja e AKR-së për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

“Jam këtu për t’ju thënë se gjatë këtyre shtatë viteve ne kishim një kryetar i cili për dy mandate u zgjodh në mënyrë aksidentale. Të riparojmë dëmin e ndarjeve që e ka shkaktuar kjo klikë e njerëzve që qeverisin edhe pak ditë me Gjakovën. Është e pakuptueshme që sot janë ndarë dëshmorët, janë ndarë betejat dhe është ndarë liria e qytetarëve të Komunës së Gjakovës. Është për keqardhje mohimi që ju është bërë të gjithë juve në barazi dhe në zhvillim”, ka thënë ajo. “Dua t’ju siguroj se në mesin e angazhimeve të mia prioritare do të jetë edhe çështja e pronave të Komunës së Gjakovës ku së bashku duhet ta heqim mendimin se këto prona i takojnë ‘komandantëve’”./orainfo