Home LAJME Kur një shpifje mbetet vetëm një tentativë, Labënishti personifikim i unitetit

Më poshtë Almakos ju sjell demantin e plotë të dërguar nga kolegjiumi i MO-së:

Te nderuar lexues,

Duke marre parasysh artikullin e botuar ne date 5.12.2014 ne media me titull “Perkrahesit e Merkos akuzojne Labenishtin se eshte me Selen”, ne lidhje me akuzat qe behen kunder Zevendesministrit te Mbrojtjes zotit Arben Labenishta, si dhe bashkepunetorit dhe kolegut tone zotit Tiron Jajaga, ndjehemi thelle te indinjuar e te prekur nga pavertetesia e fakteve dhe akuzave qe lidhin zotin Labenishta me zotin Jajaga.

Sjellim ne vemendjen tuaj se punet ne Ministrine e Mbrojtjes dhe ne vecanti ne gjashtemujorin e dyte te vitit qe kur zoti Labenishta eshte emeruar ne funksionin e Zevendesministrit te Mbrojtjes, kane ndryshuar dukshem sidomos per ne te punesuarit ne kete institucion, si dhe per shqiptaret jashte tij. Eshte pikerisht zoti Labenishta i cili ka luftuar dhe vazhdon te luftoje per te mbrojtur ceshjten mjaft delikate ate te perfaqesimit adekuat te shqiptareve ne te gjitha strukturat e Ministrise, qofshin ato civile apo ushtarake. Qe nga momenti i emerimit ne detyre si Zevendesminister, zoti Labenishta bashkepunon me koleget dhe vartesit e tij qe dallohen per nga profesionalizmi, efikasiteti dhe vlerat e tyre ne shoqeri, ne funksion te realizimit te qellimeve dhe detyrave qe nderthurren me poziten e tij si Zevendesminister dhe perfaqesues aktual i shqiptareve ne kete institucion.

Eshte pikerisht vizioni qe zoti Labenishta posedon, qe e ben ate unik duke vecuar punen dhe vepren e tij nga te gjithe udheheqesit paraprake dhe aktuale, per te mos ndare shqiptaret brenda ketij institucioni ne baze te ngjyrave partiake. “Detyra jone, – thote ai – ka qene dhe gjithmone do te mbetet ngritja ne piedestalin e merituar te shqiptareve kudo qe ata gjenden, pasi kjo eshte edhe ideja qe fryma e tij politike perfaqeson. Rrugetimi drejt nje Evrope eshte qellim qe arrihet vetem e vetem duke u bazuar ne vlera e jo ne antivlera qe na shpien drejt humneres se erret”.

Persa i perket pozicionit te zotit Jajaga, brenda strukturave te Ministrise se Mbrojtjes, ju bejme me dije se zoti Jajaga bazuar ne pergatitjen e tij profesionale eshte i angazhuar dhe emeruar si Jurist ne Sektorin per Marredhenie Nderkombetare dhe aftesite e tij qe na bejne krenare ne shqiptaret, paraprakisht i kane shfrytezuar edhe ministrat e meparshem ne detyre, duke perfshire ketu edhe ish-Ministrin e Mbrojtjes zotin Talat Xhaferri, si dhe ministrin aktual zotin Zoran Jolevski. Aftesite profesionale te zotit Jajaga pasqyrohen edhe ne bashkepunimin e shkelqyer qe ai realizon ne emer te Ministrise se Mbrojtjes me partneret nderkombetare, qe jane vene vazhdimisht ne dukje nga keta te fundit. Pretendimet e ngritura ne artikullin mediatik lidhur me pozicionin e tij si shef i kabinetit te Zevendesministrit te Mbrojtjes jane te pabaza dhe te pavertetuara, duke marre parasysh edhe sistematizimin perbrenda struktures se Ministrise se pozita ne fjale eshte inekzistente, cka do te thote se Zevendesministri nuk ka nje kabinet te tij dhe si rrjedhim aq me pak nje shef kabineti, sikurse pretendohet. Bashkepunetoret me te cilet Zevendesministri keshillohet per mbarevajtjen e punes jane perzgjedhur nga ana e tij vetem mbi baza profesionalizmi e jo perkatesive te tyre partiake.

Per sa me siper, te nderuar lexues, ju veme ne dijeni se akuzat e ngritura ndaj Zevendesministit te Mbrojtjes zotit Arben Labenishta dhe kolegut tone zotit Tiron Jajaga nga autori i botimit paraqesin shpifje dhe per te njejtat nuk ekziston asnjë fakt që të prodhojë hamendësitë e shprehura ne quasi artikullin me tendence cenimin e pastertise se figures se nderuar te zotit Labenishta dhe frymes politike qe ai perfaqeson.

Duke iu bindur ligjit dhe vetëm ligjit, ne mbetemi te hapur te vendosim ne dispozicion te gjithe te interesuarve provat që vërtetojnë saktësinë e këtij qëndrimi si dhe do jemi te detyruar te kerkojme pergjegjesine e personave perkates para ligjit.

Te perveluar nga zjarri i mprehte i lavdise se tjetrit, shpifesit si njerez te ulet qe jane, te paafte per te arritur lartesi, shfryjnë vetem me shpifje.