Home LAJME Kur Branisllavi, këshilltari i Ali Ahmeti thurte lavde për themeluesit e VMRO-DPMNE-së...

Kohë më parë VMRO – Narodna e Lubço Georigievskit tha se Branisllav Sinadinovski, është këshilltar special i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. Dhe duket se kjo gjë është e vërtetë, pasi Gazeta Lajm ka siguruar një kartelë ku shihet se si Branisllav Sinadinovski prezantohet si pjesë e kabinetit të Ahmetit.

Megjithëkëtë, duket se liderin e BDI-së Ahmetin, s’e pengon aspak fakti se Branisllavi, këshilltari i tij, ka shkruar libra për themeluesit e VMRO-DPMNE-së. Me ç’rast ai ka shkruar një libër për njërin nga themeluesit e VMRO-DPMNE-së, i cili njëkohësisht ka qenë edhe sekretari i parë gjeneral i kësaj partie, Boris Zmejkovski, raporton Almakos.

Ndërkohë, Zmejkovski për disa medie ka thënë se Branisllav Sinadinovski asnjëherë në prani të tij nuk ka thënë se është një shqiptar ortodoks, përderisa ka tentuar të mer postin e Ministrit dhe deputetit të Qeverisë në hije, nga radhët e VMRO – DPMNE-së./Almakos

Kopertina e librit të shkruar nga Sinadinovski për njërin nga themeluesit e VMRO-DPMNE:
Змејковски: Синадиновски пред мене никогаш не се изјаснил како православен Албанец!