Home LAJME Kumanovë, vjedhin kasafortën 1-tonëshe dhe e hedhin në rrugë

policija-2

Persona ende të paidentifikuar kanë plaçkitur një argjendari në rrugën “Goce Dellçev” në Kumanovë. Ata kanë grabitur edhe një kasafortë e cila peshonte rreth 1 tonë, por duket se pesha e rëndë e saj e ka bërë të pamundur transportimin, dhe dyshohet se autorët e grabitjes e kanë hedhur më pas në rrugë.

Sipas policisë, mësohet se grabitja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, përcjell “InfoShqip”.

Kasaforta i takon artaris Kvin e cila në orët e para të mëngjesit ishte thyer dhe grabitur, ndërsa kasadorta, që sipas informatave të pronarëve, peshon rreth 1 ton, u gjet në mes të rrugës, afër artarisë.

Ndërkohë, policia po heton grabitjen për zbardhjen e plotë të ngjarjes. End nuk ka asnjë informacion për vlerën e dëmit të shkaktuar argjendarisë.

18486161_1897629746929682_599985283068936715_n-1