Home LAJME Kumanovë: Vërshohen lagje të tëra (VIDEO)

Gjatë natës së kaluar në Kumanovë dhe rrethinë kanë rënë sasi rekorde të shiut prej madje 42 litra në një meter katror.

Nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza në Kumanovë njohtojnë, se shirat e mëdha kanë ndikuar që lumi i Likovës dhe i Kojnares të dalin nga shtrati duke shkaktuar vërshime në lagje të tëra të Kumanovës.

Më të goditura janë lagjet e zonave ulta ku janë vërshuar bodrume dhe objekte tjera. Ekipi i Televizioni Festa qëndroi në disa nga zonat e vërshuara prej nga sjellim pamjet e pasojave nga këto vërshime.

Ndryshe nga dalja e lumenjëve janë vërshuar rrth 15 hektarë ara të plleshme përskaj lumit të Likovës dhe rreth 20 hektarë buzë lumit të Kojnares.