Home LAJME ‘Kulla e ferrit’: I zoti i apartamentit ku shpërtheu zjarri kishte bërë...

auto-screen-shot-2017-06-14-at-0828121497516489_1497517111-9023145

Banori i katit të katërt të kullës Grenfell, e cila u përpi nga flakët ditët e djeshme, kishte bërë gati valixhet para se zjarri të shpërthente nga kuzhina e tij.

Pavarësisht se zjarri më vdekjeprurës që la 12 banorë të vdekur, filloi nga shtëpia e tij,  mësohet se ai kishte bërë gati rrobat para ngjarjes tragjike.

Fqinja e tij ka rrëfyer se ia shkoi në shtëpinë e tij ta lajmëronte për flakët në kuzhinë me një cantë të madhe në dorë.

Maryam Adam, tha se personi në fjalë, i përshkruar si një britanik rreth të 40-ve , trokiti në derën e saj për ta paralajmëruar se kishte rënë zjarr , rreth orës 12.50 të mëngjesit.

Në orën 12.54, u thirrën zjarrëfikësit dhe mjetet e para arritën brenda gjashtë minutave, shkruan “Daily Mail”.

Dëshmitarë të tjerë konfirmuan se asnjë nga alarmet e zjarrit nuk ra dhe se ata e morën vesh për zjarrin nga ulërimat e fqinjëve.