Home LAJME Kuçi: Të bëhet kompromis midis vullnetit të qytetarëve dhe investitorëve potencial në...

kuci

Në vendet ku ende nuk janë dhënë koncesione, të bëhet kompromis midis vullnetit të qytetarëve dhe investitorëve potencial, tha sot ministri i Ekonomisë Driton Kuçi.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në lidhje me minierat në rajonit Gjevgjeli-Vallandovë, Kuçi përmendi se zëri i popullit duhet të dëgjohet edhe në vendet për të cilat veç më janë dhënë koncesione, por duhet të respektohen edhe investitorët të cilës, sipas tij, i kanë plotësuar obligimet e tyre dhe kontribuojnë për përmirësimin e ekonomisë.

“Vullneti i qytetarëve duhet të respektohet, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe të shikojmë nëse koncesionerët i kanë përfunduar të gjitha obligimet e tyre dhe nëse është në pajtim me Ligjin për lëndët minerale dhe ligjet të cilat janë nën ingerencat e Ministrisë së Mjedisit Jetësor”, theksoi Kuçi pas promovimit të SHL trajnuesve të certifikuar në turizëm