Home LAJME Kthimi i TVSH-së përmes rrugës elektronike (VIDEO)

Firmat eksportuese që dëshirojnë kthimin e TVSH-së, do duhet vetëm të bëjnë kërkesë pranë Drejtorisë së të Ardhurave Publike, e jo edhe t’i dorëzojnë dokumentet e doganimit me të cilat dëshmohet eksporti. Me lidhjen më të re elektronike mes Doganës dhe DAP-it, kjo e fundit, në mënyrë elektronike do të kontrollojë në Doganë nëse firma e caktuar ka realizuar eksport dhe më pas do bëhet kthimi i TVSH-së sipas ligjit.

“Këto firma patjetër e kishin nga Dogana të sigurojnë vërtetime me shkrim rreth deklaratave të tyre doganore për eksport dhe dokumente tjera dhe të presin me ditë që përmes postës apo formave tjera t’i sigurojnë dhe ta dorëzojnë kërkesën e tyre në DAP për kthimin e TVSH-së”, deklaroi Vanço Kargov, drejtor i Doganës.

“Nga dita e dorëzimit të fletëparaqitjes “TVSH 04” në të cilën komisioni lëshon kërkesë për kthim të TVSH-së për periudhën e ardhshme, afati është 30 ditë”, u shpreh Goran Trajkovski, drejtor i DAP-it.

Ndryshe, sipas Kargov, nëse ndodh që për shkak të mënyrës elektronike të ketë probleme rreth realizimit dhe kthimit të TVSH-së për firmat e eksportit, menjëherë duhet të njoftohet Dogana.

“Kushdo që ka probleme menjëherë duhet të lajmërohet në Doganë ose në numrin 197. Ne kemi posta elektronike edhe për çështje tjera, ose drejtpërdrejtë tek unë, shpresoj se edhe tek drejtori i DAP-it. Numri im i celularit është 072 310 310”, tha Vanço Kargov, drejtor i Doganës.

Kargov nuk deshi të përgjigjet nëse do largohet nga posti drejtor i doganës për të shkuar në pozitën e re si njeri i parë i Këshillit inspektues. Sipas tij, për këtë vendos qeveria prandaj nuk dëshiron të komentojë.