Home LAJME Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu mbërrin për vizitë në Maqedoni

Së bashku me Davutoglun dhe bashkëshorten e tij Sare Davutoglu, janë edhe disa ministra të kabinetit të tij qeveritar.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu ka mbërritur sot pak pas orës 21:00 në Shkup, ku nesër do të takohet me zyrtarët më të lartë të Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Davutoglu në aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh” mbërriti me avionin qeveritar “TUR”, dhe u prit me nderime më të larta shtetërore. Davutoglu është pritur nga zëvendëskryeministri maqedonas, Vladimir Peshevski dhe ambasadori i Turqisë në këtë vend, Onur Solendil.

Së bashku me Davutoglun dhe bashkëshorten e tij Sare Davutoglu, në delegacionin e Qeverisë së Republikës së Turqisë janë edhe zëvendës kryeministri Numan Kurtulmus, ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu, ministri i Ekonomisë Nihat Zeybekci, ministri i Shëndetësisë Mehmet Muezzinoglu dhe zëvendës kryetari i Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit (AK Parti) Mustafa Sentop.